Kadaj-Bujupi: Paraqitje arrogante e Rizvanollit, po fajëson qytetarët, konsumi i energjisë rritet vazhdimisht

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Donika Kada-Bujupi ka kritikuar deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me krizën energjetikë në vend.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për krizën energjetike në Kosovë, ku po bëhen reduktime të mëdha. Kadaj-Bujupi thotë se qeveria po mundohet t’ua lë fajin qytetarëve.

“Nëse ministrja Rizvanolli nuk e di që kërkesa për konsum rritet nga viti në vit, nuk e di cka din, sepse është në një sektor që do të duhet ta dinte. Por, përpjekja me I akuzu qytetarët në këtë fazë, kur edhe kështu kanë nervozë e paknaqësi për shkak të territ, është naivitetet, e papranueshme, është një qasje shumë arrogante e cila vec ka me I ngrit tensionet edhe nuk ka me bo asnjë zgjidhje”, shtoi Kada-Bujupi.

Ajo shtoi se paraqitjet e ministres Rizvanolli janë qesharake dhe arrogante.

“Paraqitjet qesharake e arrogante të ministres Rizvanolli e vështirëson gjendjen edhe më shumë, se4pse një gjendje kaq e vështirë, po pqërcillet me deklarata nga ana e pushtetit se qytetarët I kanë fajet. Qytetarët nuk I kanë fajet, sepse kërkesa për konsum rritet prej vitit në vit”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se ministrja Rizvanolli, e cila në krahë ka edhe kryeministrin Albin Kurtin, po paraqesin një joseriozitet të madhë, sa i përket ngrohjes alternative.

“Edhe këto alterantivat të cilat po përpiqet, e që në krah e ka edhe kryeministrin, e që është për qudi, me thanë që duhet me pas ngrohje alternative, pa dhënë një alternativë se cila është mënyra për t’u ngrohur në këto temperature, për mua paraqet një joseriozitet të madh”.

Të ngjashme