Kadaj- Bujupi: Qeveria Hoti e fokusuar në dialog, prioritet ekonomia e mirëqenia e qytetarëve

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 10:49 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka kritikuar Qeverinë Hoti, që sipas saj, tërë energjinë e ka fokusuar tek dialogu me Serbinë. Ajo në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë Qeveria do duhej të angazhohej në tema që janë prioritet për qytetarët.

Kadaj- Bujupi ka thënë se dështimi i votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ishte i turpshëm.

“Kjo është Qeveri e cila sikur qeveritë e kaluara me përjashtime të vogla tërë fokusin e vet e ka tek dialogu. Dhe kjo pasatja ua pamundëson që energjitë e veta, angazhimin profesional, ta bëjnë për tema të cilat janë në interes të qytetarëve. Sidomos në këtë fazë mendoj se nuk duhet të jetë top prioritet dialogu me Serbinë, sepse qytetarët kanë nevojë që Qeveria e tyre të punojë për tema të interesit nacional e që janë të mirëqenies, të ekonomisë, menagjimit të pandemisë”, .

Me fokus të veçantë është rimëkëmbja ekonomike. Dështimi i Projektligjit për rimëkëmbjeje ekonomike  ishte e turpshme. Qeveria do duhet qa sa më shpejtë ta sjellë përsëri në Kuvend këtë projektligji, ka thënë ajo.

Kadaj- Bujupi, e cila nuk kishte votuar Qeverinë Hoti në Kuvend, thotë se puna e deritashme e Qeverisë Hoti si dhe marrëveshja në Ëashnigton, janë veprime që asaj i kanë dhënë të drejtë që nuk e ka votuar këtë Qeveri.

Ajo duke folur për çështjen e Asociacionit dhe përplasjet mes zyrtarëve të PDK-së e LDK-së, për këtë temë, thotë se pas pesë viteve po tregohet se  kundërshtimi për këtë marrëveshje ishte i drejtë.

“Fakti që të gjithë sot, pesë vite pas nënshkrimit po tentojnë me u tërheq prej kësaj marrëveshje e konfirmon veprimin tonë edhe me gazlotësjellës edhe kundërshtimin  që e kemi bërë në Kuvend. Nënshkruesi i marrëveshjes e kundërshtoi, ai nuk dha llogari për gabimin që ka bërë në këtë rast Presidenti Thaçi, por doli dhe tha jam kundër është e rrezikshme”, ka thënë ajo, për ekonomia online.

Ajo ka thënë se Isa Mustafa i cili nënshkroi këtë marrëveshje si kryeministër i vendit dhe Hashim Thaçi në atë kohë Ministër i Jashtëm, tash po tërhiqen nga kjo marrëveshje duke fajësuar njëri tjetrin.

“Dy njerëz të cilët e shtynë, aso kohe, Hashim Thaçi ministër i jashtëm dhe Isa Mustafa kryeministër pavarësisht protestave, kundërshtimeve në Kuvend, sot të dy tërhiqen duke thënë se faji ka qenë këtij ose atij, prandaj kryeministri Hoti ka gabuar që ka pranuar me nxjerrë atë marrëveshje e cila ka qenë e vdekur dhe me deklaruar se ajo mund të negociohet”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi.

Ajo ka kritikuar, kryeministrin Hoti, që në marrëveshjen në ShBA nga paaftësia e tij hoqi dorë nga marrëveshja  reciproke me Serbinë.

“Ishte një dokument i cili  në vetvete ngërthente fjalën Republika e Kosovës , po ashtu njohja reciproke të cilat u hoqën nga paaftësia e delegacionit të Kosovës. Një kryeministër këmbëngulës nuk do të pranonte kurrë të hiqej, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë. Ka qenë një moment i humbur,që të ecej përpara”, ka thënë ajo.

Donika Kadaj- Bujupi, e pyetur për mocioni e iniciuar nga Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ka thënë se nuk është kontaktuar nga Vetëvendosje. Ajo ka thënë se ky është mocion i opozitës dhe nëse duan ta rrëzojnë Qeverinë mund t’i arrijnë votat, që mocioni të procedohen në Kuvend.

“Është  mocioni i opozitës dhe punë e tyre. Dhenëse bëhen bashkë këto dy parti do t’i keni mbi 41 vota. Nuk më kanë kontaktuar”, ka thënë ajo.

Kadaj -Bujupi ka komentuar edhe larimin e Vjosa Osmanit nga LDK, duke thënë se asaj i janë mbyllur të gjitha dyert në parti. Ajo beson se Osmani do të ketë sukses në rrugëtimin e saj të ri politik.

Lexo më shumë:

Të ngjashme