Kadaj-Bujupi: S’do të lejojmë dëmtimin e vendit në proces të ndjeshëm

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 16:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk do ta votojmë qeverinë Kurti dhe jemi kundër kësaj qeverie, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas pauzës një orëshe të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk do të lejojnë që të dëmtohet vendi, në një proces shumë të rëndësishëm.

“Ne nuk do të lejojmë dëmtimin e vendit në proces të ndjeshëm”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi theksoi se Qeveria Kurti nuk do të mund të implementojë asgjë nga ato që është zotu.

“Albini nuk e përmendi fare UCK-në , nuk e përmendi fare bashkimin kombëtar dhe të gjitha këto e kanë dëmtua Lëvizjen e vet dhe ka marr vota gjatë këtyre dekadave. Një mashtrim i tillë tregon që nuk do të ketë asnjë rezistencë ndaj politikave të dëmshme. Nuk do të ketë asnjë implementim i asaj me çka u zotua dhe ne nuk duhem të bëhemi pjesë dhe votojmë kundër. Nuk besoj që ndërkombëtarët thanë mos me përmend UÇK-në shtoi ajo”, tha ajo.

Të ngjashme