Kadaj: Si mund të kërkohet rrëzimi i qeverisë që e formoi ushtrinë dhe i rriti pagat?

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj me veprimet kundër pezullimit të taksës nuk po rrezikon miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kadaj – Bujupi në Info Magazine është shprehur optimiste që në këtë mënyrë duke mos pezulluar vendimin për taksën, Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Derisa Serbia nuk ka reflektuar atëherë s’ka argumente as të pezullohet as të hiqet taksa”.

”Janë disa mure të cilat janë vu në raport me Serbinë për të dëshmuar edhe politikisht që Kosova është e gatshme të marrë vendimet e saj vet dhe që Kosova është e pavarur”.

”Ne përmes të gjitha veprimeve tona të natyrës politike por edhe të implikimeve të tjera qofshin ato ekonomike duhet të ecim tani në drejtim të njohjes”.

”Taksa nuk po mbahet kundër copëtimit të Kosovës. Janë dy çështje të ndara. Qëndrimi ynë kundër ndarjes së Kosovës ka qenë edhe i mëhershëm”.

”Do të punojmë që njohja të jetë reciproke. Zërat që po vihen për ta hequr taksën, nuk kanë argument ngase Serbia nuk ka reflektuar”.

”E si veprim i tillë duhet të ndëshkohet në vend që të shpërblehet me heqje të taksës e më pas me ato para Serbia të realizojë udhëtime dhe të sjellë çnjohje të reja”.

”Sa herë jemi nënshtruar në raport me Serbinë ne kemi humb”.

”Në asnjë moment, kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të rrezikojë miqësinë dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës. Edhe kryeministri i vendit i ka të thelluara këto marrëdhënie me SHBA-të dhe aleatët”.

”Taksa është vu në raport me Serbinë. Po të reflektonte Serbia vetëm një hap përpara do të ishte ndryshe”.

”Kjo qeveri do të vazhdojë angazhimet e veta. Kemi qenë unik edhe në tema të tjera të rëndësisë së veçantë për qytetarët”.

”Edhe sot nëse bie qeveria është e rëndësishme që taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi”.

”Kjo qasja që Kosova do të ndahej në vija etnike do të ishte diskriminuese edhe për serbët. Do të vazhdojmë rrugëtimin që kemi nis kundër Serbisë edhe kundër Rusisë”.

”Si mund të kërkohet që të shkojë në shtëpi kjo qeveri e cila formoi ushtrinë dhe ua rriti pagat?”

”Ekziston një përpjekje nga brenda të luftohet një çështje e cila fatkeqësisht është në dëm të Kosovës”.

Të ngjashme