Kadare: Nuk mund të ketë zgjidhje Kosovë-Serbi pa ShBA-në

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, tha sot se nuk mund të ketë zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa rolin dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Padyshim që Kosova është çështje e ditës sot në Evropë. Është diçka që lidhet me interesat të mëdha të botës së sotme. Këto interesa s’mund të mendohen pa SHBA-të. Amerika ka hyrë në Ballkan bashkë me BE-në dhe të dyja s’mund të zgjidhin asgjë veç e veç dhe ky ka qenë fati i Kosovës dhe shqiptarëve”, tha Kadare në një intervistë për Televizionin Publik.

Ai tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundoj dhe se shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë rolin aktiv të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Përfshirja amerikano evropiane nuk është lodër diplomatike. Ka qenë fitore e madhe e popujve të vegjël të Evropës që shtete e mëdha u përfshinë seriozisht jo sipas traditave të vjetruara por u përfshinë sipas logjikës të zhvillimit modern të sotëm i cili ka sjell rezultatet të mira”, tha shkrimtari shqiptar me famë botërore. 

Të ngjashme