Kadri Kastrati sjell 100 anëtarë në PDK

Podujevë | 06 Pri 2017 | 21:09 | Nga

Në praninë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot në degën e PDK-së, së Podujevës janë anëtarësuar më shumë së 100 anëtarë të rinj. Të sapoanëtarësuarit kanë qenë bashkëpunëtorë të anëtarit të ri të Kryesisë së PDK-së, Kadri Kastrati.

Kryetari Veseli, me këtë rast iu uroi mirëseardhje anëtarëve të rinjë duke thënë se PDK si familje politike ka nevojë edhe për më shumë njerëz që t’i bashkohen vizionit të saj.

“Liria që ne kemi nuk do të jetë e mjaftueshme përderisa kësaj lirie nuk do t’ia japim kuptimin. Ai kuptim është fuqizimi i shtetit tonë, fuqizimi i ekonomisë. Kemi nevojë edhe për më shumë përkrahje dhe njerëz që t’i bashkohen vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkarisht mund ta arrijmë këtë. Duhet të punojmë fuqishëm në fuqizimin e jetës sociale dhe ekonomike të qytetarëve tanë. Ky është obligim i familjes sonë partiake”, tha mes tjerash Veseli, duke shtuar se duhet të krijohen shanse të njëjta për të gjithë qytetarët.

“Duhet të krijojmë shanse të barabarta për të gjithë qytetarët, jo vetëm të subjektit tonë politik, duhet përkrahje për bizneset, krijimin e vendeve të punës, mbështetje për prodhimtarinë vendore, në mënyrë që ta kemi një shtet dinjitoz”, theksoi kryetari i Veseli.

Ndërkaq, në fjalën e tij anëtari i Kryesisë , Kadri Kastrati, përvec se i falenderoi të gjithë për përkrahjen, tha se do të punoj fuqishëm, duke marrë përgjegjësi e jo privilegje për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Pas përfundimit të misionit tim ushtarak , kam qenë në të gjitha proceset që nga lufta e deri në përgatitjen e FSK-së për transformim në Forcat e Armatosura të Kosovës, u ktheva tek shokët e mij, aty ku e kam vendin”, tha me këtë rast Kastrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme