Kadri Veseli: Dallojnë situatat – VLAN e kishte bllokuar PDK-në më 2014, nuk e pranonin legjitimitetin qytetar

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Vesli ka thënë se ka dallime mes situatës së 2014-ës për formimin e Qeverisë, atëkohë kur PDK kishte dalur e fituese e zgjedhjeve.

Veseli ka deklaruar se ishte VLAN, ajo që e bllokoi PDK-në në formimin e Qeverisë më 2014, ndërsa tani sipas tij askush s’i ka detyruar VV-në e LDK-në për një koalicion bashkëqeverisës, njofton Klan Kosova.

”Dallojnë situata e 2014-ës kur PDK kishte dalur e para”.

”VLAN që u bë bashkë me iniciativë të VV-së e LDK-së e AAK-së e Nismën, na bllokuan, na vonuan për gjashtë muaj. Ata madje as nuk pranonin legjitimitetin qytetar, ata thonin se: ”legjitimiteti qytetar e ka nxjerrë PDK-në të parin, por ne kemi shumicën parlamentare”.

”Situata kjo në të cilën po flas ishte tjetër, sepse askush s’i kishte detyruar ata me zor të thonin se do të jenë bashkërisht kush del e para”.

Ai shton se LDK e VV kishin paralajmëruar herët bashkëpunimin, njofton Klan Kosova.

”Por VV e LDK e kishin paralajmëruar qysh para rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, se do të qeverisin bashkë”.

”Gjatë fushatës premtuan shumë se do ishin koalicion i shpresës, në momentin kur fitoi VV, LDK ishte e dyta, në opinionin publik ishin të marrun vesh, por pastaj nisën problemet”.

”LDK e VV nuk kishin thënë të vërtetën mbi atë që kishin pretenduar, dhe kishin aq probleme mes vete të cilat pastaj kulmuan pas votimit të Qeverisë menjëherë me rrëzimin e saj”.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, i pari i PDK-së tha se edhe po t’i kishin votat, nuk do të inicionin mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë.

”Ne nuk e iniciuam mocionin e mosbesimit, jam shumë i sinqertë”.

”Këtë kohë, si opozitë, edhe nëse do t’i kisha pasur numrat nuk do ta bëja. Një arsyeja njerëzore çështja e pandemisë dhe e dyta ta qartësoj, është dashur t’i jepej mundësia kësaj qeverie, aq më tepër këtij koalicioni që të komprometohej premtimet që dilnin mashtrim secili prej tyre”.

”Sepse tani VV në mënyrë të veçantë thonë se ‘patëm ta bëjmë namin, por nuk patëm kohë’. Qoftë në ballafaqimin me Serbinë, qoftë në luftën kundër korrupsionit kundër hajnisë. Janë dy elemente që LVV synon çdo herë të rekrutojë elektoratin e vet”.

”Votimi ishte i pashmangshëm sepse askush nuk e besoi që një parti do të arrinte deri në momentin ta vënte në pikëpyetje partneritetin e Kosovës me SHBA-në”.

Veseli: Kurti bëri marrëveshje me spanjollin Borell për largimin e taksës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar largimi i taksës nga Qeveria në detyrë Kurti ka ndodhur me marrëveshje më Josep Borell.


Veseli po thotë se taksa është hequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një marrëveshje me përfaqësuesin e BE’së, Josep Borell.

Ai po thotë se Kurti dhe Borell kanë marrëveshje që taksa të vendoset kështu dhe të vendoset një reciprocitet si formalitet.

“Kryeministri aktual ka pasur marrëveshje me spanjollin Borell për largimin e taksës dhe do të zëvendësohet në formalitet sikurse reciprocitet, më tregoni cili është reciprocitet tani, nuk ka është vendosur formalisht, kjo që ndodhi deri tani ka qenë marrëveshja dhe është përshëndetur nga BE”, tha Veseli.

Veseli po ashtu tregoi se Kurti u rrëzuar për shkak se dëmtoi seriozisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme