Kadri Veseli dhe Jamie Shea flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 14:43 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ish-zëdhënësin e NATO-s gjatë intervenimit të Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës në Kosovë për angazhimin e treguar dhe kontributin e dhënë.

Veseli, po ashtu, ka falënderuar NATO-n për ndihmën e dhënë për qytetarët, si dhe për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri.

Nga ana e tij, Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, pasi ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për pritjen, ka vlerësuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës.

Ai është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme