Kadri Veseli dhe njeriu i Trumpit drekojnë së bashku

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, së bashku me ish Kreun e Drejtësisë së Administratës Trump, Matt Whitaker, kanë ngrënë bashkë sot ‘Burger King’ në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli në Facebook, duke thënë se kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave me të preferuara të tij.

“Me mikun tim, Matt Whitaker, u ndalëm për të ngrënë në Burger King, që ta shijojmë ushqimin amerikan edhe te ne. Kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave të mia më të preferuara! :)”, ka shkruar Veseli. 

Të ngjashme