Kadri Veseli: Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës.

Ai ka shtuar se kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot Kosova është e lirë, njofton Klan Kosova.

“Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës. Kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran. Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Të ngjashme