Kadri Veseli e as familjarët e tij nuk kanë privatizuar asgjë

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli i cili e nisi iniciativën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar të Privatizimit, nuk figuron askund dhe nuk gjendet në listën e AKP-së për privatizimin e ndonjë fabrike, lokali apo toke bujqësore.

Gjithashtu, as ndonjë familjar i tij nuk është i përfshirë në këtë proces të privatizimeve.

Deri tani procesi hetimor ka nxjerrë shumë informacione të panjohura për publikun ku zyrtarë të partive të ndryshme që kanë akuzuar procesin e privatizimeve ishin vet të përfshirë në këtë proces privatizimesh.

Nuk duhet harruar faktin se në procesin e Privatizimit nga të dhënat aktuale del se janë të përfshirë zyrtarë nga të gjitha subjektet politike; përfshirë PDK-në, LDK-në, VV-në, AAK-në, NISMA-n e AKR-në.

Por, emri i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk gjendet në listat e privatizimeve.

Ditë më parë ish kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi tha në Komisionin Hetimor Parlamentar se me ardhjen e Kadri Veselit në krye të Parlamentit AKP ka marrë mbështetje të madhe dhe me iniciativë të Veselit AKP ka liruar pronat e uzurpatorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme