Kadri Veseli emëron Blerand Stavilecin shef të kabinetit

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 10:18 | Nga Albulena Avdiu

Blerand Stavileci do të jetë shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Stavileci e ka konfirmuar për Ekonomia Online se do të udhëheqë kabinetin e kreut të Kuvendit.

“Do të jem shef i kabinetit të kryetarit Veseli”, ka thënë ai pa dhënë më shumë detaje.

Stavileci është emëruar në këtë post, duke zëvendësuar Uran Ismailin, i cili tash është ministër i Shëndetësisë.

Stavileci të enjten bashkë me Veselin janë takuar me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar për prioritet e shtetit të Kosovës në fushën e integrimeve evropiane.

Blerand Stavileci ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) në mandatin e kaluar. Në prill të vitit 2010 deri në vitin 2014 ai ishte ministër i Bujqësisë.

Stavileci është edhe president i Klubit Basketbollistik “Prishtina”. Ai është edhe zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Të ngjashme