Kadri Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Pas refuzimit të partive tjera që ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit.

Ai përmes një video thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kundër korrupsionit.

Duke e vlerësuar këtë si një moment kthese ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë, përmes një platforme online: www.paktikunderkorrupsionit.com

Tash e sa ditë partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin kundër Korrupsionit. Në këtë pakt të Veselit 5 pika parashihen disa hapa konkret në luftë kundër korrupsionit.

Të dashur miq,Nënshkruajeni edhe ju Paktin Kundër Korrupsionit dhe shpërndajeni te familjarët dhe miqtë tuaj.Klikoni këtu: https://www.paktikunderkorrupsionit.com

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 11. September 2019

Të ngjashme