Kadri Veseli kthehet në Prishtinë, shkak problemet në parti

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërprerë vizitën në Britani dhe është kthyer në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se kreu i PDK-së është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht zhvillimet politike.

Kjo për faktin se dy ministra të PDK-së, kanë ofruar dorëheqje ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe Bedri Hamza i Financave.

Kujtojmë faktin se Veseli kishte shkuar ditën e diel në Londër, për takime zyrtare.

Kreu i PDK-së kishte planifikuar të bisedonte me zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Konservatore britanike.

Të ngjashme