Kadri Veseli i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 10:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka drejtuar fjalë të ashpra ndaj Vetëvendosjes dhe ish liderit, Albin Kurtit. Madje këtë të fundit e ka quajtura Mao Ce Dun.

“Në demokracinë tonë parlamentare secili do të donte të kishte më shumë sukses, dhe të mos binim në situatë që na bëjnë të bimë në këso situata. Nuk është mirë që nga kjo foltore e Kuvendit të mos bëhen abuzime. Mirë është të ruhet fytyra. Pastaj ky është një vend sovran me institucione të veta të cilat e thonë qartë se si zgjidhen institucionet”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, Albin Kurtit nuk i intereson se çka ndodh në këtë Kuvend, teksa ka thënë se fjalimet i ka për fushatë elektorale.

“Atij as që i intereson se qa po ndodh në këtë Kuvend. Këta e mbajnë shtetin peng, mos me kon shtet këta kanë me tërheq zvarrë. E ka sulmuar këtë Kuvend, e keni marr në qafë Astrit Deharin”.

“Me neve nuk ju shitet, me mua në mënyrë të veçantë. Jam Kadri Veseli, askujt borxh nuk i kam. Ky shtet është shumë i shenjt, nuk e lëshojmë aq lehtë”.

“Ju mundeni me bo shantazh por me neve nuk ju shitet e me mu veçanërisht”, është shprehur ai.

Veseli thotë se forcat janë 60-60.

“Nëse Albin Kurti, i bënë 61 vota unë ja nënshkruaj, unë jam kryetar i PAN-it.Atë ditë që i bëni 61 ne do të lëshojmë pe”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme