Kadri Veseli mban premtimin – fillon asfaltimi i rrugëve në Kaçanik

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, para katër ditësh takuan banorët e fshatit Semaj e Doganaj të cilët protestuan për dëmtimet e shumta që u janë shkaktuar rrugëve të këtyre lokaliteteve nga ndërtimet e Atustradës “Arbën Xhaferi”. Veseli i kishte siguruar banorët se rrugët e dëmtuara do të rregullohen menjëherë pas përurimit të Autostradës së re.

Një ditë pas përurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi” ekskavatorët menjëherë kanë nisur asfaltimin e rrugëve lokale të dëmtuara, sipas kërkesave të banorëve. Me këtë rast, Kryeparlamentari Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka përshëndetur punimet dhe i ka uruar banorët për rrugët e reja, ndërsa është zotuar edhe për investime tjera në këtë zonë.

“Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës. Ky ishte premtimi që para katër ditësh ua dhamë bashkë me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme