Kadri Veseli mbërrin në selinë e EULEX-it

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në selinë e EULEX-it nga Mitrovica ku ishte në vizitë në shtëpinë e tij.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, pasi që atij të premten i vdiq nëna, njofton Klankosova.tv.

Ai, fillimisht ishte për vizitë tek varri i nënës së tij në Broboniq të Mitrovicës.

Kujtojmë se Veseli nuk ka arritur as në varrimin e babait të tij, i cili vdiq shtatë muaj më parë.

Të ngjashme