Kadri Veseli në vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 18:29 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe, ku bëhet e ditur se do të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Partisë Konservatore Britanike.

Gjatë qëndrimit në Londër, me ftesë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, lideri i PDK-së do të ketë takime bilaterale me krerët e Partisë Konservatore Britanike në rrafshin politik dhe organizativ.

Veseli do të diskutojë për huazimin e përvojave më të mira dhe transferimin e ekspertizës dhe asistencës së konservatorëve për fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për hartimin e një programi të ri e modern për të ardhmen.

Kjo vizitë vjen gjithashtu edhe në kuadër të angazhimeve të PDK-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të familjeve të partive të qendrës së djathtë.

Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar ndodhet në pushtet prej vitit 2010 dhe është një nga partitë politike më të vjetra e të njohura në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme