Kadri Veseli përkujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në 550 vjetorin e vdekjes së tij dhe vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e varjes së tyre.

“Janari është muaji i rënieve të mëdha në historinë e kombit tonë. Sot, me 17 janar, nderojmë kujtimin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në përvjetorin e vdekjes së tij, dhe 37 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të tre veprimtarë të mëdhenj të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Nderimi për heronjtë e kombit, për dëshmorët e lirisë, çdo herë na bën më të fortë e më të përkushtuar në rrugën e fuqizimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme