Kadri Veseli pret në takim kryediplomatin turk, Çavusoglu

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 11:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje gjatë takimit, dhe palët nuk janë deklaruar pas takimit, raporton EkonomiaOnline.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryeparlamentari Veseli dhe ministri i Jashtëm turk, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.

LEXO Edhe: Turqia përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njohu shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar.

Duke vlerësuar lart mbështetjen e Turqisë për Kosovën, kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij.

Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

LEXO Edhe: Çavusoglu i kërkon Pacollit deportimin edhe të gylenistëve tjerë

Çavuşoğlu ka shprehur përkrahjen e Truqisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol gjatë takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Përkrahje, përmes një komunikate për medie, u tha se është dhënë edhe për anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme