Kadri Veseli rizgjidhet edhe për një mandat në krye të PDK-së

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me vota unanime pa asnjë kundër Partia Demokratike e Kosovës ka rizgjedhur edhe për një mandat Kadri Veselin për kryetar, raporton EkonomiaOnline

Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e nëntë zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes si kryetar, Veseli ka kërkuar nga delegatët që të kërkojnë lidership dhe vizion dhe brenda PDK-së të mos ketë dilema dhe paqartësi.

Fjalimi i Veselit pas rizgjedhjes në krye të PDK-së:

Ju jeni krenaria jo vetëm për mua por për të gjithë PDK-në. Dhashë Zoti ia kthejmë me punë dhe përgjegjësi qytetarëve dhe Kosovës sonë. Faleminderit shumë. delegatë të nderuar, ju sot më keni bërë një nderë dhe unë e di që ju menjëherë kërkoni përgjegjësi prej meje, kërkoni lidership, kërkoni vizion.

Kërkoni që në PDK të mos ketë dilema, mos të ketë paqartësi, mos të ketë abuzime. Por të ketë drejtim të qartë për vendin, për partinë, për kombin, në mënyrë që të ecim përpara. Të gjithë e dimë, secili prej neve se si kemi ardhur deri këtu. Të gjithë kemi paguar shumë, për të ardhur deri këtu. Dhe ne nuk do të kemi dilema që sot dy dekada prapa se a do ta fitojmë edhe lirinë.

A do ta fitojmë zhvillimin, perspektivën dhe të ardhmen tonë. nuk do të lejojë askënd dhe asgjë që atë që nuk është  në interesin e kombit tim, qytetarëve të këtij vendi dhe të Kosovës, nuk do të lejojë me asgjë dhe askënd që të na pengon nga procesi për të ecur përpara e as të na ndalojë. ka vetëm nëj rrugë, ajo është rruga e përgjegjësisë, shanseve të barabarta, por edhe vizionit, i cili është vizion i qytetarëve tanë, është një vizion i lirisë, vizioni i përfaqësimit, vizioni i marrjes së përgjegjësisë, vizioni i një Kosove e cila është perëndimore.

Në këto vlera do të punojmë bashkërisht, ju jap fjalën, do të jam i pakompromis që së bashku me ju ta qojmë atje ku duhet amanetin e të gjithë atyre që kanë ra në altarin e lirisë, bashkëluftëtarëve të UCK-së. për ma shumë ta qojmë përpara dëshirën e gjeneratave të reja të cilët po rriten sot, pra fëmijëve tanë. kjo do të jetë politika dhe vizioni ynë. faleminderit shumë, përgjegjësi bashkërisht, të nderuar delegatë të Kuvendit të ecim në këtë formë.

T’i tregojmë edhe botës se çfarë bënë Kosova, si ecë Kosova, por njëkohësisht edhe kolegëve tanë opozitarë, t’i japim shembull nga kjo Konventë. Jemi një shembull tipik i demokracisë në Republikën e Kosovës. Kështu do të vazhdojmë të gjithë së bashku edhe në të ardhmen.

Të ngjashme