Kadri Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajnishahe Halimit

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, ka thënë se është i prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së kësaj partie, Ajnishale Halimi-Shala.

“Me vullnet të madh për të jetuar, me qëndrueshmëri të madhe, ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin”.

“Ishte një grua e fortë, që shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që e njihnin. Ngushëllime familjes Halimi, aktivistëve të PDK-së dhe të gjithë miqve të saj. Prehu në paqe, Ajnishahe”,  ka shkruar Veseli në Facebook.

Të ngjashme