Kadri Veseli telefonon zyrtarët e PDK-së nga Haga, bëhet e ditur se çfarë ju tha

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është duke qëndruar në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës që iu bë në kuadër të Dhomave të Specializuara, raporton Ballkani.info

Ballkani.info ka marr vesh nga burimet e veta se disa zyrtar brenda PDK-së, kanë pranuar para disa ditësh një telefonatë nga Kadri Veseli.

Arsyeja e telefonatës ishte mesazh për zyrtarët e PDK-së, që ta ndëgjojnë kryetarin në detyrë z. Enver Hoxhaj.

Kujtojmë se tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj.

Veseli ka udhëtuar drejt Hagës me datën 5 dhjetor, ndërsa në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Speciales, u deklarua i pafajshëm.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal e dyta në zgjedhje. Më së shumti vota kjo parti mori në dy qytetet e rajonit të Drenicës: Skenderaj dhe Drenas.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt. Kjo parti siguroi 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme