Kadri Veseli thirret në Gjykatën Speciale, reagon Rama

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Pas ftesës për Intervistë që Gjykata Speciale në Hagë i bëri kreut të PDK-së, në Kosovë Kadri Veseli ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama solidarizohet me Veselin, ndërsa shkruan se të intervistuarve nuk u mbetet gjë tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme