Kadri Veseli uron Boris Johnson për zgjedhjen Kryeministër i Britanisë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka uruar Boris Johnson për zgjedhjen e tij Kryeministër të ri të Britanisë së Madhe.

Veseli ka thënë se zgjedhja e Boris në këtë pozitë, do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet mes Kosovës e Britanisë.

”Uroj Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik. Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë”.

Të ngjashme