Kadri Veselit i bashkohen në PDK edhe tetë kuadro universitarë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit i janë bashkuar sot edhe tetë asistentë të fakulteteve të ndryshme, aktualisht kandidatë të doktoraturës në Universitete Evropiane.

“Ne jemi besim dhe shpresë për çdo të ri, sepse gjithmonë u japim hapësirë të rinjve. Besimi në Partinë Demokratike të Kosovës është gjithëpopullor dhe i tillë është edhe angazhimi ynë për një Kosovë të drejtë dhe të dinjitetshme, pa korrupsion dhe nepotizëm, të zhvilluar dhe me mundësi të reja për rininë tonë. Donjeta Morina, Besfort Ahmeti, Edona Draga, Shkëlqesa Smajli, Fisnik Morina, Zijad Šabotić, Elvis Elezaj dhe Valdrin Misiri, mirë se erdhët në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme