Kadri Veselit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Prishtinë | 26 Kor 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.

Ky është vendimi tjetër që e ka marrë Gjykata Speciale, raporton gazeta Nacionale.

Në vendimin që është bërë publik sot nga Specialja, thuhet se ende nuk kanë pushuar arsyet që Veseli po mbahet në paraburgim.

Në mesin e këtyre arsyeve gjyqtari i procedurës paraprake ka përmendur rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimin e provave dhe pengimin e procedurave.

Për mbajtjen në paraburgim, gjyqtari paraprak nuk ka marrë parasysh as garancinë nga Policia e Kosoëvs se është në gjendje ta zbatojë secilën masë të përcaktuar nga Specialja.

Në paraburgim vazhdojnë të jenë edhe Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Të ngjashme