Kadriaj: Memli Krasniqi do të jetë Edi Rama i PDK-së

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 08:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, po shihet si zgjedhje e duhur nga analisti Mustafë Kadriaj.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se Krasniqi ngërthen në vete dy pjesë të rëndësishme, atë të luftës dhe atë intelektuale.

“Faktikisht zgjedhjet e fundit parlamentare e diktuan që partitë opozitare bëjnë reforma dhe e ndërrojnë lidershipin e tyre, dhe në këtë rast do ta vlerësoja që në krahasim me LDK besoj që PDK-ja ka treguar dy anët më të fuqishme të saj që ka zgjedhur një frymë jashtëzakonisht të re dhe që ngërthen në vete edhe pjesën e luftës dhe anën akademike dhe të kulturës pasi Memli rrjedh nga një familje intelektuale”.

“Do të jetë një ediramizim i Partisë Demokratike dhe thjesht do të jetë një Edi Rama, dhe një prurje e re për faktin se edhe partitë tjera ia uruan marrjen e mandatit duke e vlerësuar si një njeri që mund të bashkëpunojnë por edhe si parti rivale, që mund të kenë pika të përbashkëta”, tha Kadriaj.

Tutje ai tha se ka qenë koha e duhur për mbajtjen e kësaj konvente dhe sidomos ku ish-lidershipi i kësaj partie po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

“Koha e duhur është e patjetërsueshme, sepse njëherë janë zgjedhjet lokale por edhe ish-lidershipi i PDK-së ku tash përballen me drejtësinë ndërkombëtare, që PDK nuk kishte rrugë tjetër dhe që të shkonte me këto zgjedhje, por që tani kjo parti nuk mund të cilësohet vetëm si parti e luftës por edhe me një person të urbanizuar”, përfundoi ai.

Të ngjashme