Kadriaj: Për pak pushtet, Kurti po shkelë mbi gjithçka, po citon edhe Kushtetutën e Serbisë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po lë asgjë pa bërë për pak pushtet.

Kadriaj ka numëruar disa veprime të gabuara të Kurtit, duke përmendur kërcënimet e deputetëve me arrestime, leje që i është dhënë ish-ministrit të shkarkuar Jaballanoviq si dhe citimin e Kushtetutës së Serbisë në kërkesën e parashtruar te Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Reagimi i plotë i deputetes:

Për pak pushtet Albin Kurti po shkelë mbi gjithçka. Po kërcënon deputetët me arrestime ndërsa Jabllanoviqit që fyu nënat gjakovare i jep leje për levizje të lirë. Po i hap rrugët Serbisë për të hyrë në Kosovë, por mbi të gjitha citoi Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kushtetutë, e cila në Nenin 182 të saj përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”, në asnjë formë kjo kushtetutë nuk duhet të citohet për pak pushtet.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe as një parti politike e as ndonjë institucion nuk duhet të iu referohet një dokumenti që Kosovën nuk e njeh si shtet.

Turpi i juaj për pushtet nuk ka te ndalur.

Të ngjashme