Kadrijaj, i reagon Lajçakut: Kushtetuta e Republikës e qartë dhe e paprekshme

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetja  e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se Kosova i ka dëshmuar angazhimin e saj në përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj BE-së.

“Lajçak po e dëshmon që Kosovën e sheh si mundësi për të bërë karrierë personale, e jo si shtet të pavarur e të barabartë me shtetet tjera të Europës”, ka shkruar ajo.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë dhe e paprekshme”.

Postimi i plotë:

Kosova dhe populli i saj me vite e kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmbushjen e të gjitha detyrimeve tona ndaj BE-së.

Lajçak po e dëshmon që Kosovën e sheh si mundësi për të bërë karrierë personale, e jo si shtet të pavarur e të barabartë me shtetet tjera të Europës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë dhe e paprekshme.

Serbia duhet të e ndërroj kushtetutën e vet, dhe duhet të kërkoj falje për të gjitha krimet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme