Kadrijaj kërkon raport të detajuar për riatdhesimin e kosovarëve gjatë pandemisë

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 13:52 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku u diskutua lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se kanë kërkuar raporto të detajuar për riatdhesimin e kosovarëve gjatë pandemisë.

“Ju kemi dërguar me shkrim që ta kemi një raport të detajuar, por në fakt na është drejtuar me një raport statistikor që me i krahasuar me të dhënat që i kanë deputetët tjerë ose me të dhënat që i ka Ministria e Shëndetësisë nuk po përputhen dhe ne nuk kemi mundur që t’i adresojmë të gjitha ato që i kemi pasur”.

“U vendos që prapë një kërkesë të tillë t’i drejtohet drejtori të përgjithshëm në mënyrë që të vjen e të raportojë, pra e ka obligim ligjor që të vijë e të raportojë para deputetëve dhe në këtë mënyrë ne nuk e kuptojmë drejtorin që nuk ka ardhur të përgjigjet”, ka thënë ajo.        

“Na kanë thënë që ministri të vjen të raportojë por ju siç i dini procedurat që ministri nuk mund të vijë të raportoj, kështu që ne kemi kërkuar që të vij një drejtor. Për ne gjithë kjo situatë ka qenë shumë shqetësueses sepse numri i bashkatdhetarëve që po qëndrojnë pa kushte të mira dhe puna e deputetëve dhe komisionit është monitorimi i Qeverisë”, tha ajo.

Të ngjashme