Kadrijaj – LVV-së: E keni vra pafajësinë kur erdhët në pushtet

Prishtinë | 29 Kor 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka akuzuar parinë në pushtet, duke thënë se më nuk mund ta luajnë rolin e të pafajshmit.

“E keni vra pafajësinë kur keni ardh në pushtet. Mos dilni me luajt rolin e të pafajshmit, sepse jeni mbushë me mëkate”, tha deputetja Kadrijaj, duke iu drejtuar deputetëve të pozitës në Kuvend.

Ajo akuzoi koalicionin qeverisës për mos  trajtimin dhe mos miratimin e Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave, Ligjin për pagat.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar se Projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave është tejet jetik për qytetarët e Kosovës.

“Është një prej segmenteve më të rëndësishme për shëndetësinë dhe për të ndaluar abuzimet me çmime. Me vite qytetarët paguajnë barna më shtrenjtë se qytetarët e rajonit. Në 2018 është marrë vendim që të rregullohet ky segment, më pastaj ky udhëzim administrativ është larguar për të lënë pa rregullim të barnave”, tha ajo, transmeton telegrafi.

“E kanë edhe vendet e BE-së dhe në Kosovë kërkohet që të ketë një rregullim të çmimeve të barnave. Së bashku me ekspertë kemi punuar që ta sjellim një projektligj që rregullon çmimet e barnave”.

Të ngjashme