Kadrijaj, Mustafës: S’po të kundërshtojnë veç disa individë, por shumica

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 12:16 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në Prizren se Demarkacionin me Malin e Zi po e kundërshtojnë disa persona për përfitime politike, por këtë deklaratë të tij e ka kundërshtuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Kadrijaj ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se është shumica parlamentare e qytetare që po e kundërshton Demarkacionin me Malin e Zi dhe nënshkruesit e tij e jo vetëm disa indidivid.

“Sa për njohuri të tij (Isa Mustafës), janë pothuajse dy vjet që i tërë populli dhe shumica parlamentare e kundërshtojnë fuqishëm këtë version të demarkacionit. Nëse atij apo dikujt tjetër i duken siç i quan ai ‘disa individ’ shumicën parlamentare dhe sheshin e mbushur me qytetarë, në kundërshtim të kësaj teme, atëherë pyetja është shumë e thjeshtë. Kënd e përfaqëson një kryeministër i tillë?”, shkruan Kadrijaj.

“Ne jemi të vendosur që të kundërshtojmë deri në fund këtë version të demarkacionit. Kosova nuk ka tokë me falë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme