Kadrijaj pas incidentit në Komision: Kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj- Stublla,  nuk ka përfunduar të plotë raportimin sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi kryetarja e këtij  Komisioni, Time Kadrijaj, ka mbyllur takimin pasi, siç ka thënë ajo vazhdimi i mbledhjes ka qenë i pa mundur pas pengesave nga deputetët e Vetëvendosjes.

E para e komisionit tha se kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve të Vetëvendosjes.

“Kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve Vetëvendosjes. Brenda komisionit janë deputetë që kanë karrierë të gjatë. Kjo nuk është hera e parë që ndodhë kjo, që janë fyer deputetët”.

Ajo ka thënë se nënkryetari i Kuvendit është ofenduar nga deputeti Gazmend Gjyshinca.

“Është zotëri Kujtim Shala i cili u ofendua nga Gazmend Gjyshinca është e papranueshme  jemi detyruar ta ndërpresim raportimin”, është shprehur ajo.

Sipas Kadriajt edhe nesër e kanë paraparë edhe një mbledhje të komisionit të rregullt mirëpo me atmosefrën që është krijuar  nga dy deputetët  e  VV-së duhet ta anulojmë sepse në situata të tilla nuk mund të mbahet, e të cilët nuk respektuan as distancën.

Të ngjashme