Kadrijaj: VV-ja e LDK-ja nuk po mund ta ndajnë kulaçin

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka komentuar përpjekjet e Lëvizjës Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mos arritjen e marrëveshjës për formimin e Qerverisë.

Ajo ka thënë se të dy partit nuk po arrijnë ta ndajë kulaqin, dhe se kauza e tyre ishte për pushtet jo për shtet.

Postimi i plotë i saj:

Kur neve na mungonte një numër për të formuar qeverinë, sulmoheshim e ofendoheshim deri në personale.

Ndërsa sot, pas shumë e shumë takimeve të kota, akoma s’po munden të ndajnë kulaqin.
Pra, kauzë është vetëm pushteti e asesi shteti.
Mashtruesit ndryshe nuk janë.
A do të takoheni prap për ta caktuar takimin e radhës?!

Të ngjashme