Kadriu uron 20 vjetorin e degës së AAK-së në Gjilan

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu ka uruar anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në 20 vjetorin e themelimit.

Njoftimi i plotë:

Në ekzistencën e saj, AAK u bë model i qeverisjes qëndrore dhe asaj lokale

Në qeverinë Haradinaj, Gjilani dhe Anamorava në përgjithësi, kanë qenë pothuajse përfituesit më të mëdhënjë në projekte infrastrukturore, qeveri kjo e cila pas gati dy dekadash, riktheu vëmendjen e pushtetit qëndror kah ky regjion i harruar i Kosovës.

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbushi 20 vjet të ekzistencës së saj në Gjilan. Një ndër degët e para të themeluara, AAK në Gjilan i dha frymë jetës politike në nivel lokal, dhe u bë faktor i rëndësishëm në jetën institucionale . Për shkaqe tanimë të njohura, në shënimin e këtij përvjetori të themelimit, AAK nuk ka organizuar asnjë aktivitet në masë, në respektim të masave kundër përhapjes së COVID-19, përveç vizitës së kryetarit Haradinaj që i bëri degës në Gjilan.

Sikurse themelimi i aleancës, edhe rruga e saj deri në ditët e sotme, nuk ishte e lehtë, sepse si subjekt politik, në gjirin e saj që nga themelimi kishte njerëz që ishin pjesë e luftës së lavdishme çlirimtare, dhe siç edhe dihet, gjahu i drejtësisë ndërkombëtare me aktakuza të fabrikuara nga Serbia, ishte edhe mbi lidershipin e AAK-së, gjegjësisht mbi liderin e saj, Ramush Haradinaj.

Procesi i Hagës, ishte hendikep për Aleancën

Mungesa e liderit Haradinaj, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës si pasojë e ftesës nga Tribunali i Hagës, dhe ballafaqimi me padrejtësitë në emër të drejtësisë ndërkombëtare me vite tê tëra, ishte hendikep edhe për Kosovën e para dhe pas Pavarësisë, por edhe për AAK-n dhe udhëheqësit e saj në të gjitha nivelet e organizimit. Pavarësisht kësaj, AAK arriti ti bënte ballë këtyre sfidave dhe falë liderit të saj, Ramush Haradinaj si kryeministër në mandatin e kaluar, Kosova përveç që i bë me Ushtri, u faktorizua edhe në arenën ndërkombëtare dhe për herë të parë u sjellë si shtet 100% karshi Serbisë dhe fushatës saj kundër Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Qeveria Haradinaj riktheu vëmendjen kah Anamorava

Si degë e Gjilanit, duke qenë në bashkëqeverisje në nivel lokal, AAK ka dhënë shembullin më të mirë të qeverisjes nga pozita e nënkryetarit të komunës si dhe nga drejtorët edhe në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat. Aleancën e bënë të veçantë serioziteti në punë në interes të qytetarëve, pastërtia në qeverisje, dhe mbajtja e premtimeve. Në qeverinë Haradinaj, Gjilani dhe Anamorava në përgjithësi, kanë qenë pothuajse përfituesit më të mëdhënjë në projekte infrastrukturore, qeveri kjo e cila pas gati dy dekadash, riktheu vëmendjen e pushtetit qëndror kah ky regjion i harruar i Kosovës.

Figurat më të respektuara në Aleancë

Kujtojmë me respektin dhe mirënjohjen më të madhe ata që lanë gjurmë në organizimin e partisë përgjatë tërë historisë së saj. Kujtojmë veprimtarin e çështjes kombëtare, njeriun që iu bëri ballë sfidave të sistemeve të kaluara, themeluesin dhe kryetarin e parë të AAK-së në Gjilan, Dalip DALIPI. Po ashtu, mirënjohës profesorëve Fadil GASHI dhe Muharrem BUNJAKU që në rrethana aspak të lehta mbajtën gjallë frymën dhe vizionin e aleancës në Gjilan. Mirënjohës ish-kryetarëve të aleancës në Gjilan, Sabedin KADRIU dhe ish-komandantit të Karadakut, Ahmet ISUFI, të cilët e fuqizuan aleancën në Gjilan dhe e shndërruan në forcë serioze politike në nivel lokal.

AAK në Gjilan u bë faktor edhe në qeverisjen lokale falë angazhimit, dinamikës së punës, vullnetit të madh për mirëqenien e qytetarëve, humanizmin, nga kryetari aktual i degës, Rexhep KADRIU, i cili përveç që ishte model në qeverisje lokale si nënkryetar i Komunës, dhe së fundmi edhe si zëvendësministër në qeverinë Haradinaj, dha shembullin më të mirë edhe duke investuar mjete nga biznesi i tij privat në interes të publikës. Falenderim të veçantë dhe mirënjohës për të gjithë anëtarët e të gjitha niveleve të organizimit të AAK-së në Gjilan. Aleanca ishte, është, dhe do të jetë parti e hapur për të gjithë qytetarët që mendojnë të japin kontributin e tyre për të mirën e qytetit tonë dhe qytetarëve tanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme