“Kah po shkon moj Zanë”, Haradinaj ia merr këngës pas intervistës

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, na ka treguar sa ka qejf të këndojë, e të njëjtin e bëri edhe sot drejtpërdrejt në një emision.

Ai sot në Rubikon me Adriatik Kelmendin, përveç pyetjeve të bërë rreth zgjedhjeve e dorëheqjes së tij, nuk i shpëtoi as pyetjes se cilat janë këngët e tij të preferuar.

Haradinaj edhe kësaj here ka treguar se janë dy këngët që ai ka kënduar vazhdmisht ajo që e ka kënduar gjatë luftës ‘Kah po shkon moj zanë’ dhe atë të lirë siç thotë ai ‘O moj Kosovë moj bukuroshe’.

Pyetur se a do këndojë, ai është përgjigjur “me gjithë qejf”.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.

Të ngjashme