Kajtazi: Hajdar Beqa trefishoi votën e PDK-së në komunën e Gjakovës

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Vehbi Kajtazi në emisionin “Debat Plus” të Ermal Pandurit ka thënë se kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë, dhe njëherë kandidati për deputet i kësaj partie Hajdar Beqa ka arritur të trefishoi votën e partisë së tij në komunën e Gjakovës.

“Në Gjakovë PDK-ja nuk ka qenë ndonjëherë e fortë, përveç kur degën e kësaj partie e ka marrë Hajdar Beqa. Prej kur e ka marrë në vitin 2013 e ka trefishuar votën e PDK-së në komunën e Gjakovës” ka thënë Kajtazi

Hajdar Beqa në listën e kandidateve për deputet të PDK-së garon me numrin 28.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme