Kajtazi: PDK-ja planifikoi gjithçka nga ngritja e mocionit

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 19:14 | Nga

Qëndrimi i LDK-së në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në mbetet negativ.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Lirije Kajtazi nga LDK, e cila ka thënë qe strukturat vendimmarrëse të partisë i kanë thënë jo bashkëpunimit me PDK-në dhe se edhe disponimi i saj është që ky vendim të mos ndryshoj.

Tutje Kajtazi ka thënë që PDK-ja ka bërë veprime të planifikuara qysh me mocionin për rrëzimin e qeverisë.

“PDK-ja ka pasur diçka në mendje para rrëzimit të qeverisë, ata që kanë menduar me e ndërpre rrugën këtu sigurisht kanë pasur një plan tjetër. Vetë fakti që kanë ngrite një mocion tregon që kanë planifikuar diçka” ka thënë Kajtazi.

Ndërsa sa i përket kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Kajtazi ka thënë që nuk është i duhuri.

“Ky shtet po vuan për qeverisje korrekte, Albin Kurti nuk ka pjekuri politike për të qenë kryeministër. LDK ka dhënë shembullin e qeverisjes së mirë dhe të drejtë” deklaroi Lirije Kajtazi, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme