Kajtazi: VV kapi shtetin e Kosovës, punësimet në borde veç lidhje partiake

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Analsiti Vehbi Kajtazi tha se Qeveria Kurti ka kapur shtetin e Kosovës sikurse partitë e tjera me punësime të militantëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes nëpër ndërmarrje publike.

Kajtazi tha se nuk mundet askush ta bindë atë që nëpër Borde të punësohet një person që nuk është anëtar i Vetëvendosjes apo nuk i lidhur me këtë parti.

Ai tha se të gjithë të emëruarit janë anëtar të Vetëvendosjes apo të lidhur me këtë parti, shkruan Gazeta Metro.

“Kemi pasur rastet e Bordeve, pavarësisht që disa prej tyre kanë daur që janë aktivistë të Vetëvendosjes, unë të garnatoj që shumica absolute janë të Vetëvendosjes, sepse nuk mund të ishin aty pa qenë anëtar të Vetëvendosjes, nuk mundet me më bind kërkush që pa qenë anëtar i Vetëvendosjes mund të zësh një pozitë të caktuar në Borde apo diku tjetër”, tha Kajtazi

“Ilustrimi më i mirë lidhet me Bordin e Telekomi, Bordi është emëruar dhe shkarkuar sa ishte Qeveria, aty ka ndodhur një ndarje mes LDK’së dhe VV’së, kur u shkarkua z.Kurti nga deputetët e Kuvendit nisen shkarkimet e drejtorëve dhe shefave të Ndërmarrjeve, por ishte e pamundur që të shkarkohet Bedri Istrefi si shef i Telekomit, por z. Kurti në pikë të natës i shkarkoi dhe i ndërroj dy anëtarët e Bordit të Telekomit që ishin të LDK’së dhe ta shkarkojnë Bedri Istrefin”, tha Kajtazi në RTV Dukagjini.

Kajtazi tha se gjatë këtyre 100 ditëve Vetëvendosje ka kapur shtetin e Kosovës.

Të ngjashme