Kalon amandamenti për ndërtimin e parkut “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 01:12 | Nga Ekonomia Online

Amandamenti 137 i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu për ngritjen e shtatores së Fadil Vokrrit ka kaluar me 47 vota për dhe 12 kundër.

“Parku ‘Fadil Vokrri’ është një projekt që duhet të ndërtohet. Kërkoj votën tuaj. Ndërtimi i këtij parku shkon në 200 mijë euro”, ka thënë Haxhiu.

Ky amandament i takon Projektligjit për ndarjen buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Të ngjashme