Kalon në Qeveri Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes ka miratuar një varg projektligjesh të propozuara nga ministria e Drejtësisë: Projekt Kodin e procedurës penale, Projektligji për provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas si dhe Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se pavarësisht që Kodi Penal ka hyrë në fuqi në 2019, ai ka kritikuar qeveritë e mëparshme që nuk kanë punuar për ta shtyrë përpara atë.

“Kodi Penal ka hyrë në fuqi në vitin 2019 mirëpo qeveritë e kaluara nuk kanë punuar në këtë Kod që ta bënë të zbatueshëm dhe ne si qeveri kemi punuar shumë për të ardhur deri te hartimi që mbron të drejtat e njeriut. Afati i hetimeve prej 2 vitesh për veprat e rënda është i mjaftueshme se mund të zgjatet edhe për 1 vit shtesë për veprat e korrupsionit”.

Kryeministri Albin Kurti tha se me ndryshimet në Projekt Kodin e procedurës penale kryesit e veprave penale do të ballafaqohen me drejtësi.

Ai shtoi se provimit të Jurisprudencës kandidatët nga Presheva mund t’i nënshtrohen vetëm përmes lejes së qëndrimit në Kosovë, raporton EO.

“Kryesit e veprave penale të ballafaqohen me drejtësi edhe ndaj zyrtarëve publik që ngritet aktakuzë do të pezullohen nga puna dhe provimit mund t’i nënshtrohen vetëm me leje qëndrim në Kosovë. Përmes këtij projektligji qartësohet procedura e dhënies me qera të pasurive të sekuestruara”.

Të ngjashme