“Kalon në VV”, komenti i aktorit Mensur Safqiu për Meliza Haradinajn

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Meliza Haradinaj-Stublla dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shprehur pakënaqësi për disa nga kolegët e partisë, duke thënë se ata e bëjnë AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

Ndërsa më vonë në një postim në rrjetin social “Facebook, aktori Mensur Safqiu i njohur si “Sheqa” nga seriali “Egjeli” ka komentuar duke thënë se kalon në Vetëvendosje.

“Kalon ne VV!”, ka komentuar Safqiu në një postim.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme ajo pati një përplasje me ish-kolegun e partisë, Pal Lekajn, pasi ky i fundit deklaratën e Melizës që akuzoi disa njerëz brenda AAK’së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë partinë.

Sipas Lekajt, vendimi për dorëheqje është  i ngutshëm dhe ka ardhur në një moment jo të përshtatshëm. Kjo pasi që, sipas tij, një veprim i tillë është dashur të merrej atëherë kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale.

Të ngjashme