Kalon Projektligji për Organizimin dhe Funksionin e Administratës Shtetërore

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar dhe ka miratuar me 64 vota, Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura me 65 amendamente, raporton Ekonomia Online.  

Nait Hasani si kryesues i Komisionit për Administratë Publike, ka kërkuar që ky projektligj të votohet pasi, sipas tij, mosmiratimi i tij do të shkaktonte probleme me dy projektligjet që janë të parapara edhe sot në pikat e rendit.

Ai ka thënë për këtë projektligj janë përballur edhe me presione të organizatave të ndryshme buxhetore.

“Në këtë projektligj ka disa amendamente që është një nga kërkesat e BE-së, reformat e administratës shtetërore dhe agjensione të pavarura. Mosmiratimi amendamenteve do të bëjë ngërçe për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët e lartë”, tha Hasani, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, në pikën 7 të paraparë në rendin e ditës së seancës, do të votohet edhe ndarja buxhetore për vitin 2019.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publikë etj

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme