Kalon projektligji për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan pro këtij projektligji.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 74 deputetë votuan për, asnjë s’ishte kundër si dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përderisa, zhvillohej debati në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Bekë Berisha, ka thënë se do ta mbështesin këtë projektligj.

“Miratimi i këtij projektligji siguron avancimin e bazës ligjore për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Unë jam  për të miratuar këtë projektligj dhe kisha ftuar deputetët ta miratojnë” , tha Berisha.

Kurse, Enver Dugolli LVV-ja  tha se “raportet dhe komunikimet qe rregullohen me këtë ligj rrisin efikasitetin e shkeljeve ligjore brenda kazermave dhe jashtë tyre. “ Grupi parlamentar i VV-së e mbështet këtë projektligj dhe ftojmë miratimin e tij”.

Hisen Berisha nga PDK-ja tha se edhe grupi parlamentar i tij e mbështet këtë projektligj.

 “Është ligj i rëndësishëm edhe ne si PDK e mbështesim”.

 Anton Quni nga LDK-ja tha se edhe partia e tij e mbështesin projektligjin. “E mbështesim projektligjin edhe ne si LDK”, tha Quni.

74 deputet kanë miratuar 14 amendamentet e projektligjit.

 Ndërsa Projektligji nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, 74 deputet kanë votuar projektligjin asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Të ngjashme