Kamberi dhe Gërvalla flasin për çështjet politike në Luginë

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kamberi ka bërë të ditur se me Gërvallën kanë biseduar për çështjet aktuale politike.

“Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës,” ka shkruar Kamberi, në një postim në ”Facebook”.

Ministrja Gërvalla ka qëndruar sot në Luginën e Preshevës. 

Të ngjashme