Kamberi: Paska ikur koha kur VV-ja qortonte aktivistët që e shikonin dhe përkrahnin Kosovën

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Belgzim Kamberi, ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti, sot është shfaqur me ndërresë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, gjatë një vizite që ua ka bërë lojtarëve gjatë një seance stërvitore para ndeshjes me Suedinë.

Kamberi i cili është pjesë e Institutit “Musine Kokalari” thotë se tashmë paska ikur koha kur aktivistët e VV’së ndiqeshin dhe qortoheshin veç pse e shikonin dhe përkrahnin Kosovën.

Ai thotë se një kohë e tillë paska ikur bashkë me Hashim Thaçin.

“Me ardhjen në pushtet dhe me ikjen e Thaçit paska ikur paralelisht edhe koha kur nga VV ndiqeshin për qortim aktivistët që e shikonin dhe e përkrahnin përfaqësuesen e Kosovës”, ka shkruar Kamberi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme