Kamberi uron Kosovën: Gjithë këto vite Serbia po e mban peng vetën nga mospranimi i realitetit

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, e ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë.

Kamberi tha se Serbia në gjithë këto vite po e mban peng vetën, duke e mospranuar realitetin.

“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”.

Urimi i plotë:

«​ Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”).

Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mos ballafaqimi me të kaluarën e saj. ​
Kosovë, Urime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme