Kamberi uron Krasniqin: Sa më të mira partitë në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar Memli Krasniqin, për pozitën e tij të re si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se i dëshiron suksese Krasniqit në udhëheqjen e partisë.

“Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës”.

“Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Të ngjashme