Kampioni i katërfishtë botëror anëtarësohet në PDK

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka prezantuar anëtarin më të ri të PDK-së, kampionin e katërfishtë të botës në Kickbox, Yll Maliqin.

Veseli ka thënë se sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës dhe mbështetja për ta është mbështetje për të ardhmen e vendit.

“Kampioni i katërfishtë i botës në Kickbox, Yll Maliqi, sot u bë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ylli është fituesi i parë i medaljes së artë botërore në Kosovën e pavarur. Ne u kemi dhënë gjithmonë hapësirë të rinjve të talentuar në parti dhe qeverisje. Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës dhe mbështetja për ta është mbështetje për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme